Kreditë e buta për shtëpi/ Tiranë, lehtësohen kriteret, rritet mosha e përfitimit

schedule15:28 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:28 - 29 Tetor, 2024

Më shumë banorë të Tiranës mund të përfitojnë kredi për të blerë shtëpi me interes të subvencionuar nga bashkia këtë vit.  Numri I përfituesve është shtuar ndërsa mosha e çifteve  të reja që mund  të aplikojnë është rritur me pesë vjet.

“Do të jenë rreth 1200 kredi që do t’ju ofrohen qytetarëve të  Tiranës, por  prioritet do të kenë këto tre kategori. Bashkëshortët deri në 40 vjeç, familje të komunitetit rom dhe egjipitian,  gra të dhunuara apo me status tjetër të njohur nga gjykata. Por nuk përjashtohet asnjë familje në nevojë për të aplikuar”.

Shuma e kredisë  që një familje mund të përfitojë  varet nga sa anëtar ajo ka dhe  po përllogaritet bazuar në çmimet aktuale të tregut. Vendimi ka kaluar në këshillin bashkiak ndërkohë bashkia pritet të hapë aplikimet.

“Vlera e pronës ka ndryshuar, gjë që do të thotë se duhet indeksuar dhe masa e kredisë që qytetarët përfitojnë. Masë e cila përcaktohet mbi bazën e çmimeve të reja të referencës, do të jenë kredi të qenësishme që lidhen me realitetin. Data e hapjes së aplikimeve do të bëhet publike nga Bashkia e Tiranës”.

Bashkë me përfituesit e  këtij viti numri i familjeve të mbështetura me kredi të butë në Tiranë në afro dhjetë vite shkon në rreth 5 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!