Kredia konsumatore në SHBA rritet me mbi 17 miliardë dollarë në qershor

schedule09:38 - 9 Gusht, 2023

schedule 09:38 - 9 Gusht, 2023

SHBA- Kredia e konsumatorit në SHBA u rrit me 17,85 miliardë dollarë në qershor duke arritur pothuajse në 5 trilionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Rezerva Federale.

Shifra është më e lartë se pritshmëria e tregut për një fitim prej 13 miliardë dollarë. Kredia konsumatore në maj ndërkohë tregoi një fitim prej 9,46 miliardë dollarësh, raportojnë mediat amerikane.

Kredia rrotulluese, kryesisht karta krediti, shënoi rënie me 0,6 për qind në qershor. Kredia jorrotulluese, kryesisht kredi për makina dhe studente, shënoi rritje me 6 për qind.

Në bazë vjetore, kredia konsumatore në qershor u rrit me 4,3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!