Kredi të buta për bluzat e bardha, hapen aplikimet në e-Albania, për 45 kuota

schedule18:35 - 21 Korrik, 2024

schedule 18:35 - 21 Korrik, 2024

Mjekë e infermierë mund të marrin kredi me zero interes për të blerë shtëpi. Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për kredi të lehtësuara për profesionistët e shëndetësisë.

Në dispozicion janë 45 kuota. Aplikimet janë hapur në platformën e –Albania dhe profesionistët e shëndetësisë kanë kohë të aplikojnë deri më 14 gusht.

Për herë të parë kreditë për blerjen e banesës me interes zero u hapën vitin e shkuar. Nga 100 kuota të shpallura aplikuan dhe përfituan 85 mjekë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!