Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes. Vendimi për skemën mbështetëse është publikuar në fletoren zyrtare dhe në total do të shpërndahen 300 kredi. Por përfitues nga kjo mbështetje do të jenë vetëm tre kategori punonjësish mjekët, policët dhe ushtarakët.
Efektivët e policisë dhe ushtarakët e Forcat e Armatosura që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.
Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 do të shpërndahen 100 hua për mjekët e sistemit shëndetësor publik, 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Përzgjedhja e fituesve do të realizohet në bazë të disa kritereve dhe kushteve. Në fokus do të jenë ato familje që nuk disponojnë banesë në pronësi, banojnë në shtëpi në rrezik shembjeje, kanë ngelur ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.
Po ashtu favorizime do të ketë edhe për ato familje që që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.
Ndërkohë për mjekët janë parashikuar disa kritere të tjera të jenë të punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare. Në vendim nuk ka një shumë e cila vihet në dispozicion ndërsa për zbatimin ngarkohen tre ministritë përkatëse