Kredi bizneseve për të shlyer pagat, eksperti i ekonomisë: Duhet të ketë një rritje të trasparencës

schedule13:08 - 8 Prill, 2020

schedule 13:08 - 8 Prill, 2020

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa në një lidhje direkte me “ABC News” ka folur për vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Ai u shpreh se duhet të ketë një minimizim të burokracive dhe rritje të trasparencës.

Më tej Stringa theksoi se transparenca ështtë shumë e rëndësishme dhe se duhet prezantuar një plan i qartë biznesi që shumë vendime të mos shkojnë në dëm të ekonomisë.

“Duke parë që të ardhurat do të jenë duke u ulur, parashikimet për rritjen ekonomike do të jenë të ulëta dhe presioni ndaj shpenzimeve buxhetore do të jetë i lartë”, u shpreh Stringa.

Çfarë do të ndodhë nëse biznesi nuk do të ketë mundësi të paguajë kredinë?

Stringa: Momenti që biznesi merr kredi, ajo është  e garantuar nga shteti shqiptar. Pra bankat kanë një siguri shtesë për t’ja dhënë biznesit këtë kredi. Por, përpara se banka të shkojë të qeveria duhet të ezaurojë të gjitha masat ndaj biznesit, në njëfarë mënyre ky si instrument është përsëri kosto e biznesit dhe kosto që do të transmetohet në shtet, do të jetë më e ulët.

Çfarë masash duhet të merren për biznesin e vogël?

Stringa: Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e biznesit të vogël janë ose të vetëpunësuar ose biznese që punësojnë nga një deri në katër veta, qeveria ka marrë përsipër ti mbështesë. Një gjë e mirë do të ishte edhe një mbështetja ndaj të punësuarve të tyre, për lehtësimin e barrës fiskale sa i përket pagave dhe sigurimeve shoqërore, gjithashtu edhe me një shtyrje në kohë të disa elementëve të parapagimit të taksave.

Eksperti i ekonomisë shpjegoi se investimet në fushat kryesore të indentifikuara si problematike, të cilat sipas tij janë janë arsimi, infrastruktura dhe shëndetësia marrin shumë pak fonde. Aktualisht investimet janë shumë të ulëta dhe kjo shpjegohet me kapacitetet për t’ju përgjigjur krizës, në këtë rast të COVID-19. Fondet në shëndetësi janë të pamjaftueshme edhe shtesa është e pamjaftueshme dhe kjo vjen si rezultat i reformave të cilat sipas tij nuk kanë qenë efektive.

“Nëse vala e të sëmurëve do të rritej, kostot do të ishin shumë të larta. 20 milion euro në këto kushte janë të pamjaftueshme. Por, do të ndikojë edhe ecuria e pandemisë për të parë se sa do të mjaftojnë.

Disa kosto do të mbahen nga biznesi. Aftësia reaguese si shtet është e limitueshme. Nga kjo krizë  të ardhurat ulen dhe aftësia për të gjetur likuiditet është shumë e limituar”, deklaroi eksperti i ekonomisë.

Gjithashtu ai u shpreh se ekonomia shqiptare është e pasofistikuar. Parashikimet për rritjen ekonomike duke qenë se disa sektorë janë goditur, duhet të kemi në konsideratë se parashikimet që janë bërë në buxhetin e shtetit kanë qenë optimiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!