Shqipëria ka arritur marrëveshjen me Bankën Botërore, për marrjen e një kredie prej 75 milionë eurosh, për të investuar në sistemimin e ujërave të ndotura, të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.
Lajmin e konfirmoi ministrja e Turizmit dhe Mjesidit, Mirela Kumbaro, në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën Botërore, prej 75 milionë eurosh për të investuar të gjithë sistemin e pastrimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës. Siç e dini, Lumi i Vjosës është shpallur Park Kombëtar. Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot, terreni është i vështirë, janë 480 km vijë lumore. Praktikisht, sot për shkak të gjithë aktivitetit njerëzor rreth e rrotull, ujërat e ndotura derdhen në lumin e Vjosës.”, theksoi ajo./abcnews.al