Blerim Krasniqi i dhuroi fitoren Skënderbeut në fushën e Luftëtarit. Goli i shtatë në Superiore gjatë këtij sezoni për sulmuesin 24-vjeçari, i cili foli pas ndeshjes për Supersport.
“Patëm disa raste dhe krijuam volum loje. Ishte goli i fitores dhe tre pikët. Sulmuesi matet me gola, por mund të kisha bërë dhe më mirë.
Shpresoj të arrij të shënoj prapë dhe të ecim përpara. E kemi gjithmonë presionin për Evropën. E ardhmja? Normalisht, jam nën kontratë me Skënderbeun“, deklaron sulmuesi i ekipit korçar. /abcnews.al

