Krasniqi në Hagë: Akuzat e ZPS më dhëmbin më shumë, se torturat në burgje nga Serbia

schedule10:55 - 5 Prill, 2023

schedule 10:55 - 5 Prill, 2023

Ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dëshmuar para gjyqit ku ka argumentuar me detaje të gjithë faktet që sipas tij  bëjnë të jetë i pafajshëm dhe person i distancuar nga dhuna.

Krasniqi ka thënë se ndihet i njollosur me aktakuzën e Gjykatës Speciale për krime lufte, duke e cilësuar absurde akuzën për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai duke përmendur vëllain e mbesën si anëtarë të LDK-së edhe pas luftës.

Krasniqi ka deklaruar se ka qenë rol i tij si zëdhënës i UÇK-së që ta paraqesë si strukturë të mirorganizuar, por “kjo duhet parë si propagandë e asaj kohe”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ai është i lënduar nga aktakuza e ZPS-së, më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia.

Gjithashtu ai ka pasur edhe tre lutje në fjalimin e tij për Prokurorinë. Ka bërë thirrje që të “mos lejohen të përdoren mendimet e pasluftës për kohën e luftës”, kërkesa dy “mos lejoni që shënimet e mia përshkrimet e librave të mia shkencore të përdoren si dëshmi për veprën penale”, e treta “për komunikatat e UÇK-së janë dëshmuar se kanë qenë si propagandë në rastin e gjykimit të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt”.

Pjesë nga fjalimi:

Unë vij nga një familje kemi qenë 8 vëllezër dhe tre motra, e madhja nuk jeton më unë jam vëllai i dytë nga mosha. Babai jonë ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të ishte bërë mësues por nuk u pajtua me regjimin e kohes dhe zgjodhi të punojë tokën dhe që të kujdesej për arsimin re fëmijëve, përveç vëllait të madh dhe dy motrave ne të tjerët filluar arsimin.

Gjendja e jashtëzakonshme filloi deri në korrik të 1945 ku në kuvendin e ashtuquajtur të Prizrenit ju aneksua Serbisë. Unë që në fëmijërinë e hershme kam qenë i rrethuar nga familjarë që i kanë mbijetuar gjenocidit të Serbisë, nga historite e tmerrshme që rrefeheshin në familjen time dhe nga shokët e fëmijërisë dhe ato që kam parë e dëgjuar më vonë prapa propagandës së Jugosllavisë si parajsë,  qëndronte një ferr i tmerrshëm, dhuna sistematike ndaj qytetarëve të Kosovës që zgjati për rreth një shekulli nga fundi i shekullit 19 deri në atë të XX. Kur isha 5 ose 6 vjeç mbaj mend që babai im u dhunua barbarisht.  Ai  ishte viktimë e kësaj dhune më kujtohet si sot kur u kthye i rrahur për vdekje dhe nëna po përpiqej që t’ja lehtësonte dhimbjen e dhunës çnjerzore, më kanë ngelur në mendje përpëlitjet e tij.

Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të, familja ime mendoi se arsimi jonë do të na ndihmonte për të qenë larg diskriminimit, unë mbarova shkollën fillore dhe nuk munda që më pas të nisja të mesme dhe një vit ruajta delet, më pas nisa studimet, pas mësuesisë nisa edhe studimet universitare. Unë isha i vetëdijshëm se të gjithë dijet e botës nuk do të mjaftonin që të ndryshonin gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Ndaj dhe u bëra pjesë e ushtrisë nacional të Kosovës në 1973, në vitin 1981 qytetarët zhvilluan demostrata për të kërkuar të të drejtat e tyre. Të dhënat zyrtare të demostratave treguan se 11 të rinj u vranë, mbi 200 u plagosën dhe mijëra të tjerë u arrestuan. Siç është zhvilluar dhunë makabre ndaj të tjerëve dhe ndaj meje u zhvillua një dhunë që unë ato tmerre nuk kam fjalë për ti përshkruar.

I përmenda torturat për të nënvizuar një fakt se asnjë hetues, apo prokuror që ishin përgjegjës për ato tortura nuk kanë qenë objekt i shkrimeve të mia por i kam lënë të qetë ti brejë ndërgjegjia, Ndaj populli tonë është kryer dhunë sistematike, unë e urrej dhunën jo vetëm që janë ushtruar ndaj meje personalisht dhe ndaj popullit, por unë i cilësoj shumë të ulëta dhe çnjerëzore. Unë Jakup Krasniqi nuk kam qenë asnjëherë i përfshirë në asnjë vrasje apo dhunë çnjerëzore por kam qenë i angazhuar në luftë ndaj atyre që prodhuan gjenocid ndaj nesh.

Në 1991 pas vuajtjes së dënimit u lirova, por nuk ishte dalje në liri, pasi populli shqiptar i Kosovës ishte i robëruar.

Nuk më vjen turp që të them publikisht se kam qarë kur në një depo në Skënderaj kam parë gjithë ato anëtarë të familjes Jashari. Adem Demaçi më ka thënë, Jakup nuk ka fitore pa luftë dhe sakrificë, nuk po qaja për Ademin, dhe Hamzën por për fëmijët, për ato që nuk patën mundësi të jetojnë asnjë ditë të fëmijërisë, në atë moment mu bë e qartë se nuk mund të jetoja më si një person duke fshehur kokën si struci, por ishte një moment vendimtar dhe në atë moment thash Liri Apo vdekje por kurrë më nën politikat gjenocidiale të Serbisë. 1932 fëmijë mes tyre edhe foshnja në djep, përkundër gjithë vështirësive si zëdhënës i UÇK kam punuar që të tregoj se jemi një strukturë e mirë dhe deklaratat e mia duhet të shihen si propagandë për të afirmuar luftën tonë.

Përmbajtja e akuzës së ZPS-së më ka lënduar më shumë se dhuna dhe torturat në burg nga serbët. Pas hetimeve të shumta nga taks-forca e EULEX kishte hetues nga 18 shtete të BE dhe nuk u gjet asnjë provë e vetme, po përmend një nga rastet atë të vrasjes së civilëve serb në Kosovë. Në jetën time nuk kam kryer asnjë vepër kriminale as para, as gjatë dhe a pas luftës, por qëllimi im jetësor ka qenë dhe është bashkimi kombëtar. Jam ballëhapur para çdo njeriu dhe që kam arritur që të ruaj dinjitetin tim shoqëror./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!