Blerim Krasniqi shënoi një gol shumë të rëndësishëm në minutat shtesë në “Loro Boriçi” dhe i dhuroi fitoren Skënderbeut. Sulmuesi i talentuar ka lënë pas dëmtimin dhe prek disa tema në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport.
“Aktivizimi im nga stoli? Është zgjedhje e trajnerit. U futa në minutat e fundit, nuk ka shumë rëndësi kjo, rëndësi ka të jap më të mirën. Shënuam në fund, ishte një fitore shumë e ëmbël, le të vazhdojmë kështu.
Të gjithë dinë të luajnë futboll në Shqipëri, nuk ka diferenca. Jemi të favorizuar që do luajmë në fushën tonë në ndeshjen e radhës dhe do japim maksimumin. Bregu? Shpresoj që të gjithë lojtarët të kalojnë në një kampionat më të mirë. Kush ikën më para dhe kush më pas, kjo është në dorë të Zotit“, përfundon Blerim Krasniqi. /abcnews.al

