Krasniqi: Barazimi rezultat pozitiv, kampionati është vështirësuar

schedule16:51 - 3 Mars, 2022

schedule 16:51 - 3 Mars, 2022

Egnatia doli me një pikë nga transferta e Laçit, pasi takimi u mbyll 0-0 mes dy skuadrave. Një pikë shumë e rëndësishme kjo për rrogozhinasit të cilët e konsiderojnë një rezultat pozitiv, duke marrë parasysh se kurbinasit janë për titull.

Gëzim Krasniqin u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes dhe mbrojtësi është shprehur se  barazimi ishte një rezultat shumë i mirë për skuadrën e tij, ndërsa shtoi se për ta rëndësi ka mbijetesa dhe sadopak pikë të marrin ka rëndësi të madhe.

Barazimi, motivimi: “Mendoj që kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ishim përgatitur shumë mirë dhe e dinim që do të dilnim mirë, në Laç jemi të kënaqur edhe me një pikë.

Mbijetesa: “E shoh që çdo javë ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, shohim që të marrim sadopak pikë dhe kjo ka rëndësi për ne, jo kundërshtarët, pasi kampionati është vështirësuar.”

Kundërshtari më i vështirë: “Kukësi, sepse është i vetmi ekip që na ka mundur tre herë.”

Sulmi i Laçit: “I kam bërë me hije sulmuesit e Laçit dhe kanë frikë të rrinë afër portës sonë. /f.a.abcnews.al