Kraja: SPAK i vendosur të vërë para përgjegjësisë të korruptuarit, përfshirë zyrtarë të lartë

schedule21:02 - 5 Gusht, 2022

schedule 21:02 - 5 Gusht, 2022

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-ut Arben Kraja thotë se ky institucion është i vendosur për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që përfshihen në korrupsion, përfshirë zyrtarë të lartë.

Kraja, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, atij të Drejtësisë, Byrosë Federale të Hetimit, Agjencisë amerikane të Luftës Kundër Drogave, si dhe institucione të tjera amerikane të zbatimit të ligjit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se SPAK-u do të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni si dhe për të luftuar korrupsionin.

Në intervistën me gazetaren e Zërit të Amerikës Menada Zaimi zoti Kraja, tha se pavarësisht nga deklaratat e politikanëve nga të gjitha palët, SPAK-u do të vazhdojë të veprojë, jo mbi bazën e një liste të caktuar apo një radhe të caktuar, por mbi bazën e provave./abcnews.al/