Krahasoi Putinin me Hitlerin, ish-mësuesi rus dënohet me 5 vite burg

schedule14:50 - 11 Maj, 2023

schedule 14:50 - 11 Maj, 2023

Një ish-mësues në Rusi është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg pasi krahasoi Putinin me Hitlerin, sipas një deklaratë të të fejuarës së tij. Ngjarja ndodhi tetorin e kaluar pas bombardimit të urës së Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, një sulm që Moska fajësoi Ukrainën.

Tuskanov e quajti bombardimin “një dhuratë për ditëlindjen për Putlerin”, një term poshtërues që krahason presidentin rus me Adolf Hitlerin. Kur Rusia u kundërpërgjigj me sulme raketore kundër qyteteve të Ukrainës, ai foli për “hakmarrjen e fashizmit të Putinit për urën e Kerçit”.

E fejuara e tij Alexandra Koçanova tha për Reuters se seanca e tij zgjati “jo më shumë se 10 minuta” para gjyqtarëve. Rusia ka futur legjislacionin e ri të censurës pas luftës kundër Ukrainës vitin e kaluar, i cili parashikon dënime për personat që “shpifin” kundër  forcat e armatosura ose përhapin informacione të rreme rreth tyre.

I pyetur se pse Tuskanov i ka shkruar këto postime, Koçanova tha se ai konsideron se “ është e nevojshme të shkruhet, të flitet dhe të tregohet se nuk është dakord. Ai i kuptoi rreziqet, por megjithatë vendosi se kjo ishte më e rëndësishme, se këto ishin parimet e tij.

Oficerët e shërbimit të sigurisë FSB të Rusisë arrestuan Tuskanov në shtëpinë e tij në qytetin Syktyvkar më 7 dhjetor. Sipas Mediazona, Tuskanov u shkarkua në vitin 2021 nga pozicioni i tij si mësues historie në një qytet të vogël në Uralet veriore pasi shprehu mbështetjen e tij për liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Sipas rrjetit të të drejtave të njeriut OVD-Info, 19,673 persona janë arrestuar për protesta kundër luftës së Rusisë në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin vitin e kaluar më 24 shkurt, ndërsa të paktën 550 persona janë ndjekur penalisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!