Krahasoi Angela Merkel me Hitlerin, jep dorëheqjen ambasadori i Maltës

schedule14:40 - 11 Maj, 2020

schedule 14:40 - 11 Maj, 2020

Ambasadori i Maltës në Finlandë, ka dhënë dorëheqjen të djelën, pasi në një koment krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin, raporton Deutsche Welle.

Michael Zammit Tabona bëri një koment anti-Merkel në Facebook, por që i kushtoi  gjashtë vite karrierë diplomatike, pasi ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, ka njoftuar për dorëheqjen e Tabonas duke pranuar se po bën të pamundurën të rregulloj marrëdhëniet me Berlinin.

Bartolo tha se ka pranuar dorëheqjen e ambasadorit që në 2014 u emërua dhe shërbeu në Helsinki. Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social më rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar: “75 vite më parë e ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, për ta kontrolluar Europën”.

Mediat malteze raportojnë se postimi është fshirë dhe se Zammit Tabona nuk ka pranuar të japë ndonjë prononcim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!