Kapiteni i kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini, ka folur nga grumbullimi me ekipin axurr, ku preku shumë tema.
“Jam i lumtur që u thirra përsëri në kombëtare. Shpresojmë që tifozët të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Pa to, do të duken si ndeshje stërvitore, edhe kur jeni duke luajtur për qëllime të rëndësishme.
Sezoni tjetër? Për shkak të Covid-19 nuk mund të flasim për një sezon normal. Në pjesën tjetër të botës ka situata shumë serioze. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Është një situatë emergjente. Nëse kampionati nuk ndalet sërish, do të jemi të lumtur. Asgjë nuk është normale tani.
Pirlo dhe Sarri? Nuk shkon t’i krahasojmë. Ata janë teknikë shumë të ndryshëm; kanë një moshë dhe përvojë krejt të dallueshme nga njëri-tjetri. Andrea i njeh mirë të gjithë njerëzit përreth tij, është njëri nga ne. Deri para disa javësh ishte Andrea për ne, tani është trajneri ynë, duhet të respektojmë rolet dhe hierarkitë.
Nëse Sarri kishte kohën e duhur në Torino? Nuk është as e lehtë të kuptosh kohën e duhur. Ishte një vit i komplikuar dhe gjithçka që ndodhi jashtë na i shtoi vështirësitë. Në çdo rast, ne të gjithë ishim të mirë për fitimin e kampionatit, por nuk mjaftonte kaq. Mirë do të ishte një rrugë tjetër, por nuk qe e mundur”, u shpreh Chiellini./abcnews.al