Krahasimi Meghan dhe Kate nuk ndalet, çfarë vunë re fansat e tyre këtë herë

schedule08:30 - 26 Prill, 2023

schedule 08:30 - 26 Prill, 2023

Pas disa javësh jashtë vëmendjes, Meghan Markle është rikthyer teksa bëri një paraqitje surprizë në një video homazhimi për mikun Mizhan Harriman dhe të gjithë sytë ishin tek pamja e saj e re. Meghan i mbante flokët e saj të gjata drejt dhe fansat shpejt e vunë re ngjashmërinë e saj të jashtëzakonshme me Kate Middleton.

Markle shihet me flokë të hapura sportive me një nuancë të ngrohtë mjalti, më shumë si ajo e Kate Middleton, dhe grim natyral, gjithashtu i favorizuar nga Princesha e Uellsit.

Ajo duket si Kate Middleton! “Uau!“, tha një tifoz mbretëror. “Ajo ka filluar t’i ngjajë shumë Princeshës së Uellsit… ” komentoi një tjetër. Që kur u shpall fejesa e Meghan Markle me Princin Harry në nëntor 2017, krahasimet mes dy grave kanë qenë të pashmangshme. Dy gratë duket se kanë shumë të përbashkëta përsa i përket stilit, që nga palltot deri tek fustanet me ngjyrë.

Në deklaratat e saj, Meghan Markle i ishte referuar Kate Middleton dhe takimit të tyre, duke thënë për BBC: “Ajo ishte e mrekullueshme, e mahnitshme”./abcnews.al