Krahas Genc Rulit, rikthehet me detyrë në PD edhe Besnik Mustafaj

schedule12:38 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 19 Korrik, 2020

Besnik Mustafaj do të jetë një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD.

Burime nga selia e demokrateve bëjnë me dije për abcnews.al se veç Genc Rulit qe u lançua pak ditë me pare ne media si një tjetër pjesëtar i këtij komisioni, edhe ish ministri i jashtëm do ti bashkohet grupit te personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave qe kane propozuar strukturat e bazës së demokrateve.

Ndërkohë korriku i nxehtë dhe me zhvillimet e tjera politike nuk e kanë ndalur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Abcnews.al mëson se faza e parë e procesit ku janë përfshire mijëra anëtarë të PD është përmbyllur plotësisht në 85% të degëve, duke përfshirë edhe degët me numër të lartë të anëtarëve si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Lezha, etj

Burime thonë se janë propozuar një numri i madh kandidatesh ku mes tyre ka edhe personalitete nga jashtë strukturës së partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Kjo procedure do te vijoje me verifikimin e kandidateve  të propozuar qe do të behet nga Komisioni i Verifikimit te Kandidaturave që do të ngrihet se shpejti.

Deri me sot abcnews.al ka raportuar e para  se mes emrave te mundshëm në këtë komision do jete  Genc Ruli dhe tashme edhe Besnik Mustafaj.

Përzgjedhja e kandidaturave do të vazhdojë gjatë muajit gusht, krahas përgatitjeve për programin dhe organizimin zgjedhor të PD. Prej javësh partia më e madhe e opozitës ka ndezur motorët e fushatës ku për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri propozimin dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet bëhet nga anëtarësia e partisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!