Krah Ronaldos dhe Beckham, njihuni me aktorin shqiptar që po korr sukses në Angli

schedule09:18 - 21 Janar, 2022

schedule 09:18 - 21 Janar, 2022

Faton Gerbeshi ka emigruar në Angli në moshën 14 vjeçare por nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej një aktor. Ai e ka nisur aktrimin në shkollë ku dhe dalloi talentin e tij në këtë fushë. Fatoni është bërë pjesë e shumë filmave por para se të njihej si një aktor i suksesshëm, ai ka qenë imazh i markave të njohura.

Gerbeshi ka bërë shumë reklama duke bashkëpunuar me yje të futbollit evropian si, Ronaldinho, Beckham dhe Cristiano Ronaldo. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se si nisën hapat e parë në kinematografi.

“Fillova shkollën në Angli, drama ishte lëndë e preferuar dhe kisha një ndjenjë brenda vetes se ishte diçka për mua. Aty filluan hapat e para. E kisha qejf por nuk e kam menduar se mund ta bëj këtë punë. “, u shpreh ai. Fatoni njihet për rolet e tij si bad boy dhe ndër filmat më të suksesshëm është dhe “Holby City” që u transmetua dhe në BBC.

Gjatë intervistës, ai tregoi se dëshiron që të realizojë dhe një projekt në Shqipëri dhe Kosovë. “Kam qejf që të bëj diçka më ndryshe dhe në Shqipëri. Vitin e ardhshëm dua që të punoj për një projekt të ri, shpresoj se do të bëhet shumë shpejt.“, tha ai.

/abcnews.al