KQZ s’i regjistroi në zgjedhje, grupi i Berishës: Ka “dorë” Rama, s’ka pazar që e shpëton Bashën

schedule16:55 - 4 Shkurt, 2022

schedule 16:55 - 4 Shkurt, 2022

Vendimin e KQZ për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke pranuar vetëm dy partitë politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës e ka quajtur një përpjekje të kryeministrit Edi Rama në mënyrë që opozita sipas tyre të përfaqësohet nga kreu i PD Lulzim Basha.

Sot, njësoj si në datë 8 Janar, shqiptarët u bënë dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij. Por tashmë demokratët e kanë të qartë kush është opozita e vërtetë! E kanë të qartë nga humbjet e një pas njëshme këto 8 vjet të gjitha si pasojë e shitjes qe Lulzim Brava u bëri sakrificave dhe kontributit të tyre për fryrjen e xhepit familjar. Ata kanë parë qartësisht aferat e përbashkëta të pazarit Rama – Basha për portin e Durrësit dhe ndërtimet tek 5 Maji. E kanë edhe më të qartë nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtëpisë së tyre ne dt 8 Janar me policinë Edi Ramës“, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, në deklaratën e Komisionit thuhet se “asgjë s’e shpëton Bashën nga vota”.

“Por nuk ka procedurë, tutor apo pazar që do e shpëtojë Lulzim Bravën nga verdikti i votës! Ne dt 6 Mars demokratet do votojnë si njerëz te lire për kandidatet e “Shtëpisë së Lirisë” të cilët, në ndryshim nga kandidatet e zarfeve të Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vetë përmes parimit një anëtar një votë”.

Pas debateve mes përfaqësuesve të PD e LSI, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se “Në vlerësimin përfundimtar, unë vendos që të regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” dhe partia udhëheqëse është LSI”. Më tej, Celibashi sqaroi se simbolet e Partisë Demokratike nuk mund të pranohen në këtë koalicion, sepse cenohet interesi i një force tjetër politike. /aabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!