Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike. Partia Socialiste 86 milionë lekë dhe Partia Demokratike 82.8 milionë lekë.
Forca e tretë politike, Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. E ndjekur nga PDIU me 10 milionë lekë dhe Partia Social Demokrate me rreth 7 milionë lekë./abcnews.al