Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot zgjedhjet për kryetar të Dragashit dhe Bexhet Xheladini është kryetari i ri. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka fituar 51.16%, ndërkaq kandidati i PDK-së, Shaban Shabani 48.84%.
Certifikimi i rezultatit për Dragash vjen pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit. Kujtojmë Gjykata Supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e Dragashit. /abcnews.al/