KQZ rrëzon PS: Kryebashkiakët me tre mandate kanë të drejtë rikandidimi

schedule14:59 - 26 Shkurt, 2019

schedule 14:59 - 26 Shkurt, 2019

Me katër vota pro e një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, për të mos lejuar kandidimin në zgjedhjet lokale të kryetarëve të bashkive, që kanë më shumë se tre mandate njëri pas tjetrit.

PS i ishte drejtuar KQZ me kërkesën që të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet vendore të 30 qershorit  2019.

Socialistët kërkonin që të mos pranohej kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate, sipas ligjit të qeverisjes vendore I ndryshuar në vitin 2015.

Sipas asaj kërkese të socialistëve, i hiqej e drejta e rikandidimit disa kryebashkiakëve socialistë, si ai i Durrësit Vangjush Dako, i Elbasasit Qazim Sejdini, por edhe i atyrë demokratë, Xhelal Mziu, i bashkisë Kamzëz, Fiqiri Ismaili në Bashkinë Vorë apo Zef Hila në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Miratimi i kësaj kërkese kërkonte pesë vota nga KQZ, por u morën vetëm 4 pro. Kundër votoi  kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!