Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili në përbërje ka 21 parti nën udhëheqjen e Partisë Socialiste. Parlamentit pritet t’I shtohen edhe 3 deputetë të rinj nga Listat e Partisë Demokratike. Kujtim Gjuzi për qarkun e Durrësit, Indrit Hoxha për qarkun e Tiranës dhe Koçi Tahiri për qarkun e Korçës. Betimi i tre deputetëve të rinj pritet të bëhet në seancën planer të rradhës e cila do të zhvillohet nesër. Numri i deputetëve në Kuvend ka arritur në 114, ku 35 prej tyre i përkasin “opozitës së re”. /ABC News Albania 24/7
KQZ: Regjistrohet koalicioni i majtë në zgjedhjet e 30 qershorit
schedule13:00 - 7 Maj, 2019
schedule 13:00 - 7 Maj, 2019