KQZ pranon kërkesat për verifikimin e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës

schedule15:13 - 25 Janar, 2024

schedule 15:13 - 25 Janar, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar kërkesat për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok për largimin e kryetarëve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, derisa ka shtuar se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të verifikohet lista e nënshkrimeve.

“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!