KQZ-Partive: Dorëzoni raportin financiar të 2017-ës deri më 31 mars

schedule14:07 - 12 Mars, 2018

schedule 14:07 - 12 Mars, 2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kujtuar partive politike se afati për dorëzimin e raporteve financiare të vitit 2017 është data 31 Mars.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj, tha se partitë kanë detyrimin ligjor të dorëzojnë reporter sipas rregullave për raportimin financiar, mbi burimet e financimit të partisë politike gjatë gjithë vitit kalendarik, shpenzimet e kryera nga partia politike, subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, si edhe çdo informacion tjetër që parashikon ligji “Për partitë Politike” për aktivitetin financiar të partisë politike.

KQZ kujton se mosdorëzimi në kohë i raportit të financave nga ana e partive, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka shpallur si të pazgjedhshëm, për Këshillin Bashkiak të Lezhës Suri Damzin, pas verifikimit të formularit të tij të dekriminalizimit.

KQZ ka miratuar edhe asgjësimin e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, si dhe ato të zgjedhjeve të pjeshme në Bashkitë Kolonjë e Kavajë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!