KQZ në Kosovë: Pas përfundimit të procesit të numërimit rezulton se një votë në 20 është e pavlefshme

schedule10:59 - 9 Tetor, 2019

schedule 10:59 - 9 Tetor, 2019

Një votë në 20 ka rezultuar e pavlefshme në zgjedhjet e së dielës në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të 100 për qind të votave, ka deklaruar se mijëra vota janë shpallur të pavlefshme dhe më shumë se 40 mijë fletëvotime janë shpërdoruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, konfirmoi se janë numëruar 100 për qind e votave, dhe në faqen zyrtare bëhet e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.

Dhjetëra mijëra vota janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit. Mbi 40 mijë fletëvotime kanë shkuar dëm, që do të thotë një votues në 20. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese 202.968 vota ose 25.48 për qind, ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun.

Koalicioni AAK-PSD renditet në vend të katërt më 11.57 për qind, pasuar nga Lista Serbe me 6.61 për qind. Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim KQZ do të numërojë edhe votat e diasporës, nga të cilat mund të pritet ndonjë ndryshim i lehtë në përqindjen e partive./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!