Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja në Kosovë. “Pro” certifikimit të listës së VV-së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ-së.
Partitë mund ta apelojnë këtë vendim të KQZ-së në Këshillin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri edhe në Gjykatën Supreme. /abcnews.al/