KQZ në Kosovë: Nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin, 26 tërhiqen nga gara

schedule18:17 - 22 Janar, 2021

schedule 18:17 - 22 Janar, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vijon mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë. Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, bëri të ditur se nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin 26 janë tërhequr.

“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë”, theksoi ai.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ktheu përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar nëse është e saktë lista e 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka theksoi se lista është e saktë ndërsa nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve.

Kandidatët janë nga 15 subjekte politike”, tha ajo.

Daka ka lexuar edhe shkresën e dërguar në Këshillin Gjyqësor dhe përgjigjen që ka marrë nga ta për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!