KQZ në Kosovë ende pa një datë për publikimin e rezultateve zyrtare te zgjedhjeve

schedule13:24 - 30 Tetor, 2019

schedule 13:24 - 30 Tetor, 2019

Dy muaj janë procedurat më të gjata për konstituimin e institucioneve të Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërsa ato më të shkurtra janë nga 15-20 ditë. KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Kanë kaluar më shumë se tri javë e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit që u mbajtën në Kosovë.

Në KQZ, janë në pritje të vendimit të Gjytaës Supreme pas ankesës së sërishme të Vetëvendosjes për refuzimin dy herë radhazi të PZAP-së që të mos numërohen votat e diasporës të ardhura pas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e së mërkurës KQZ-ja votoi pro rekomandimit të koordinatorit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve  që të përfshihen në rezultate përfundimtare edhe votat e një vendvotimi ku kanë munguar 450 fletëvotime.

Politologu Ramush Tahiri thotë se pas certifikimit të rezultateve, Kosova ka afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ky është afati maximal, mirëpo Kuvendi mund të konstituohet brenda 10-15 ditësh. Mbledhja e Kuvendit duhet të thirret 5 ditë përpara dhe të përgatiten deputetët e rinjë.

Pas konstituimit të Kuvendit presidenti ka afat 15 ditë që të nimonoj kryeministrin nga partia fituese emrin e të cilit duhet ta dërgojë në Kuvend.

Kryeministri prej datës që emërohet nga kryeministri nga presidenti I ka 15 ditë që të fromojë kabinetin qeverisës që ta prezantojë në Kuvend për votim.

Kosova më 6 tetor mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!