Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat në lidhje me pjesëmarrje ë zgjedhje deri në orën 15:00.
Në njoftim thuhet se deri në këtë orë kanë dalë në votime 32% e qytetarëve ,me të drejtë vorte, pra nga 1 milion e 794 mijë votues, në votime kanë marr pjesë deri tani 548 mijë votues.
“Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.
Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, deri në ora 15:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dalë në votime 32% e qytetarëve me të drejtë vote. Pra nga 1 milion e 794 mijë votues, në votime kanë marr pjesë deri tani 548 mijë votues.
Kanë mbetur edhe më pak se katër orë deri në mbylljen e vendvotimeve
Procesi i votimit në Kosovë vijon në vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al