Pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për zëvendësimin e tij në Kuvend.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se ky mandat t’i kalojë kandidates e renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.
Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.
Rraboshta do të jetë kështu deputete, pasi Gledis Çeliku, i cili renditej para saj u skualifikua sepse nuk kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Kujtojmë se këto zëvendësime kanë të bëjnë me vakancën e parlamentit aktual, deri në shtator. g.v/abcneës.al