KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra

schedule12:19 - 16 Qershor, 2020

schedule 12:19 - 16 Qershor, 2020

KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit  Kastriot Gurra. Gurra është konfirmuar me 5 vota “pro”.

Kujtojmë këtu se prokuroria mbylli më 8 qershor hetimet për Gurrën. Ai ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit

Nga verifikimi i prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”. Ai nuk është ndaluar, pasi urdhër-ndalimi nuk është ekzekutuar asnjëherë. Më pas, prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar fare në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.

Kështu, kryebashkiakut të Librazhdit i shpëtoi mandati pasi çështja u pushua nga prokurori. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!