KQZ-ja akrediton rreth 360 vëzhgues për zgjedhjet në veri të Kosovës

schedule15:31 - 20 Prill, 2023

schedule 15:31 - 20 Prill, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 357 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat tjera pas ditës së zgjedhjeve.

Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vend. Numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, ndërsa dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë.

Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!