Drejtuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla në një lidhje me Real Story tha se nuk jemi në fazën që partitë të kontestojnë zgjedhjet. Balla tha se procesi I votës së Diasporës u krye në kohë rekord dhe se çdo votë e qytetarit nga Greqia do të numërohet.
“Ka një element që është thelbësor pas një eksperience të gjatë në zgjedhje, grupet e numërimit janë të detyruar të numërojnë çdo fletë. Grupet numërojnë nuk shpallin rezultat.
Të gjitha kontestet ndjekin hapa procedurial, në KZAZ më pas shkojnë në KAS apo kolegje zgjedhore, nuk jemi në fazën që partitë kontestojnë rezultate. Ajo që po shoh është se ose nuk ja kanë haberin ose nuk e dijnë në çfarë faze të procesit jemi. Ky proces është një process i kryer në kohë rekord dhe çdo votë e qytetarit, sidomos nga Greqia, dua t’i garantojë që vullneti i tyre do të numërohet.”
/ abcnews.al