KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës

schedule10:19 - 18 Nëntor, 2019

schedule 10:19 - 18 Nëntor, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Arjan Balliun. Ky i fundit është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për Abcnews.al se sipas KPK gjyqtari Balliu kishte probleme me pasurinë pasi nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar atë.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.

Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Ndërkohë me vendimin e KPK, Balliu nuk arriti të kalojë me sukses procesin e vettingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!