KPK vendos të shkarkojë nga detyra anëtaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion Znj. Nure Dreni.
Dreni është gjyqtarja që riktheu në detyrë, Luan Dacin, për të cilin SPAK nisi hetimet se kishte gënjyer për të shkuarën.
Gjyqtarja Nure Dreni pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, ka pranuar më herët kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishqyrtim të dosjes “Hajdari” në Gjykatën e Shkallës së Parë, me një tjetër trupë gjykuese nga ajo që e ka gjykuar më parë.
Në fillim të muajit shkurt, Nure Dreni është zgjedhur pjesë e trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që do të shqyrtonte dosjen e Saimir Tahirit.
Seanca maratonë u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu./abcnews.al