KPK shkarkon gjyqtarin Bib Ndreca

schedule10:13 - 18 Janar, 2021

schedule 10:13 - 18 Janar, 2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca, i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes 339.

Mësohet se sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.

Sipas KPK nuk është konstatuar shkelje nga gjyqtarja në fjalë, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Ndërkohë gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca ishte aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e “Vetingut”.

/abcnews.al/