KPK rihap hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

schedule09:54 - 19 Nëntor, 2021

schedule 09:54 - 19 Nëntor, 2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të riçelë hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethanave të reja.

KPK bën me dije se për këtë shkak seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar në datë 19.11.2021 nuk do të zhvillohet. Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi, ndërsa DSIK kishte dorëzuar dy raporte, në të parin e konsideronte të pastër nga kriteri figurës dhe integritetit,  te i dyti vlerësonte se Kapedani ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Lexo edhe: “Pushtoi” rrjetet sociale me videot e saj, del sot para vettingut Enkeleda Kapedani

Nga ana tjetër gjyqtarja e Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet ti merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për te cilat është në hetim disiplonor mga ILD.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani,  pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove skandaloze që ajo hidhte në Tik Tok. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!