KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Gjirokastër

schedule10:34 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:34 - 21 Korrik, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi këtë të martë ka konfirmuar në detyrë  Irena Brahimin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

Nga viti 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, nga sot ajo vazhdon detyrën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!