KPA seancë për prokurorin Besnik Muçi, KP: Nuk justifikon pasurinë

schedule12:50 - 1 Tetor, 2019

schedule 12:50 - 1 Tetor, 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën e radhës për prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi. KPA vendosi që të administronte si provë raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sipas Komisionerit Publik, prokurori Muçi nuk arrin të justifikojë pasurinw nga burime të ligjshme.

Gjithashtu Komisioneri u shpreh se provat e paraqitura nga ky prokuror nuk provojnë të kundërtën e ankimimit. Komisioneri public argumenton se, Besnik Muçi nuk ka depozituar dokumentacion as për burimin e të ardhurave nga babai i tij, dhe as për të ardhurat nga emigracioni. Seanca e radhës për Besnik Muçin do të jetë më 16 Tetor ora 12:00.  /abcnews.al