Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën e radhës për prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi. KPA vendosi që të administronte si provë raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sipas Komisionerit Publik, prokurori Muçi nuk arrin të justifikojë pasurinw nga burime të ligjshme.
Gjithashtu Komisioneri u shpreh se provat e paraqitura nga ky prokuror nuk provojnë të kundërtën e ankimimit. Komisioneri public argumenton se, Besnik Muçi nuk ka depozituar dokumentacion as për burimin e të ardhurave nga babai i tij, dhe as për të ardhurat nga emigracioni. Seanca e radhës për Besnik Muçin do të jetë më 16 Tetor ora 12:00. /abcnews.al