KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, i heq statusin e magjistratit Enkeleida Hoxhës

schedule08:10 - 1 Korrik, 2022

schedule 08:10 - 1 Korrik, 2022

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë të pandryshuar vendimin e KLGJ, për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha si dhe heqjen e statusit të magjistrates.

KPA nuk pranoi ankimim e bërë nga Hoxha kundër vendimit të KLGJ.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha”. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 31.05.2022. Shpallur më 30.06.2022’- njofton KPA.

Ish-gjyqtarja u shkarkua pasi u arrestua nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pasi sipas SPAK ishte e përfshirë në një skemë korruptive që iu siguronte lirim të parakohshëm të dënuarve të burgut të Fushë-Krujës.

Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme. Ish-gjyqtarja doli nga burgu disa ditë më parë, pasi përfundoi dënimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!