Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Ahmet Jangulli.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi një vit më parë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.
Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, mori këtë vendim për shkak të paaftësisë profesionale si dhe problemeve të gjyqtarit për mosjustifikimin e pasurisë me burime të justifikuara.
Në seancën dëgjimore, KPK sqaroi se gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Edhe DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm për këtë detyrë.
Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me nje prokuror për lirimin e 3 të pandehurve.
Po sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Administratives Shkodër ka pasur probleme e ankesa edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij.
Vendimi i KPK ishte ankimuar nga gjyqtari Jangulli. /abcnews.al