Kozma Jano hedh poshtë akuzat e PD-së se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

schedule19:04 - 23 Janar, 2018

schedule 19:04 - 23 Janar, 2018

Pas këtyre deklaratave të PD, ka reaguar një nga kandidatët e shortit me gogla për anëtar të KLP.

Kozma Jano i konsideron shpifje akuzat, se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, madje thotë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie, por ka një karrierë të gjatë si avokat.

Jano thotë se emri i tij po përbaltet për arsye politike dhe i fton artikuluesit e akuzave ndaj tij t’i provojnë ato, ose t’i kërkojnë ndjesë publike.

Sipas avokatit Jano, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve i ka dërguar kuvendit dokumentin për pastërtinë e figurës së tij, në të cilën thuhet se Kozma Jano nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!