Me negociatat të përfunduara prej disa ditësh tashmë, “qytetarët” e Manchester City kanë nënshkruar zyrtarisht ditën e sotme, me mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, në një kontratë e cila do të zgjasë për 4 vite dhe që i kushtoi “qytetarëve” plot 30 milionë paund.
Pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, disa fjalë si lojtari më i ri i “qytatrëve” i tha dhe kroati, i cili e konsideroi kalimin e tij te Manchester City, si diçka të mrekullueshme, teksa shtoi se i është bashkuar skuadrës më të mirë në botë.
“Transferim i mrekullueshëm për mua. Mezi pres të bashkohem me Manchester City. Kushdo që ka ndjekur ekipin nën drejtimin e Pep Guardiolas e di se sa të mirë janë dhe për mendimin tim ata janë më të mirët në botë. Trofetë që kanë fituar flasin vetë, por janë edhe më të mirët në futboll. Të bashkohesh me këtë ekip është një ëndërr për çdo futbollist.
Kam ende shumë për të mësuar dhe zhvilluar, dhe e di që nën drejtimin e Pep mund të bëhem një lojtar më i mirë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Plani im tani është të pushoj për disa javë dhe më pas të kthehem në Mançester për t’u përgatitur për sezonin e ri. Unë dua ta ndihmoj klubin të qëndrojë në krye dhe të fitojë më shumë trofe”,- u shpreh Kovacic. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
✍️ @mateokovacic8 pic.twitter.com/f9hWR2VCQH
— Manchester City (@ManCity) June 27, 2023