Ditën e djeshme, ish-kapiteni dhe “dirigjenti” i mesfushës së Chelsea u rikthye për herë të dytë në krye të pankinës së “bluve”, pas asaj “aventure” të dështuar në sezonet 2019-2021, me sezonin e fundit që nuk arriti ta përfundonte.
Komente e shumta nga lojtarët të cilët i uronin Lampard mirëseardhjen ishin të shumta, mirëpo ndryshe nga të tjerët “arkitekti” kroat i mesfushës, Mateo Kovacic u shpreh se “blutë” janë ende në garë këtë sezon, si për t’u ngjitur në renditje ashtu dhe për të sfiduar “galaktikët” e Real Madrid në çerek-finalet e UEFA Champions League.
“Ne e njohim atë, ai ka qenë trajneri ynë më parë. Është një lajm i mirë që ai është rikthyer për të provuar të ndryshojë një sezon që nuk po shkon mirë, duhet të jemi të sinqertë. Në fund, është më e lehtë të përjashtosh një trajner se tridhjetë lojtarë, por ne duhet të përmirësohemi dhe të falënderojmë Potterin për punën e mirë që bëri këtu. Nuk ishte e lehtë, situata ishte e vështirë.
Ne patëm një takim të shpejtë me Lampard, ai shpjegoi se çfarë dëshiron nga ne dhe çfarë dëshirash ka për sezonin. Kemi mundësinë të ngjitemi në renditje dhe të sfidojmë Real Madridin në Champions League, ekziston mundësia për të fituar kënaqësi. Ai ishte shumë i qetë në komunikim, por edhe sepse duhet të përgatitemi menjëherë për të luajtur”,- u shpreh Kovacic në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al