Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it nga ana e serbëve në veri të Kosovës.
“Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj misionit të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar Kovaçevski”.
Ndër të tjera përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se është thelbësore të vazhdohet me “koordinimin e ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon, në radhë të parë në drejtim të përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të konsolidohet stabiliteti dhe të ngushtohet hapësira për ndikimet e palëve të treta destabilizuese”.
Nga protestat e dhunshme dhe vandalizmi i bandave kriminale serbe, një ditë më parë në Zveçan, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.
Ndërkohë, sot situata duket më e qetë, edhe pse serbët në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë mbledhur sërish në afërsi të objekteve të komunave./abcnews.al