Kovaçevski: Nëse ndahemi nga Shqipëria, Serbia, e Mali i Zi, askush nuk na garanton se si do bëhemi pjesë e BE-së

schedule13:14 - 25 Gusht, 2023

schedule 13:14 - 25 Gusht, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se mesazhi i SHBA-së pas anëtarësimit në NATO është i qartë, se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së, sepse BE-ja është alternativa jonë e vetme.

Kovaçevski ndër të tjera ka theksuar se nëse ne ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk do të garantojë se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së.

Çdo rezultat tjetër në votimin e ndryshimeve kushtetuese do të nënkuptojë një të ardhme të pasigurt për vendin. Sot, nëse ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk na garanton se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së. E ardhmja e qytetarëve nuk guxon të mbahet peng, sidomos pasi të jetë mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas. Me ndryshimet kushtetuese futen pjesë të tjera të kombeve dhe bëhet dallimi i qartë ndërmjet kombit maqedonas dhe çdo kombi, përfshirë edhe atë bullgar. Situata për momentin është e qartë dhe e pastër, kam mbështetje serioze për votimin e ndryshimeve kushtetuese.Bllokimi i këtij procesi do të jetë i dëmshëm dhe kjo mund të vërtetohet nga çdo bisedë që bëhet me diplomatë të huaj”, ka thënë kryeministri Kovaçevski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!