Kourtney Kardashian “kopjon” Armina Mevlanin, blogerja kap detajin interesant në dasmën e saj

schedule11:10 - 24 Maj, 2022

schedule 11:10 - 24 Maj, 2022

Të dielën, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mbajtën një ceremoni madhështore në Portofino të Italisë. Dasma luksoze, me shumë të ftuar VIP, u realizua vetëm pak ditë pasi dyshja e famshme u martuan ligjërisht në Kaliforni. Dasma bëri bujë në mediat ndërkombëtare.

Nusja sigurisht mori vëmendjen me paraqitjen e saj. Një detaj interesant që ka marrë vëmendjen me blogeres shqiptare Armina Mevlani, kanë qenë sandalet e nuses. Kourtney u shfaq e veshur edhe një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’.

Armina ka treguar në Instagram se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën që ka bërë me Shkëlzen Berishën. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“, ka shkruar ajo.

/abcnews.al