Kourtney Kardashian ka konfirmuar romancën e saj me bateristin Travis Barker. Ylli televiziv publikoi në rrjete sociale një moment të këndshëm, ku shiheshin duke shtrënguar duart e njëri-tjetrit. Reagimi i saj vjen disa ditë pasi shijuan së bashku Ditën e Shën Valentinit dhe pas spekulimeve të shumta se po shijojnë një romancë dashurie.
Thashethemet për një romancë të mundshme nisën pak kohë më parë, por dyshja kanë qenë miq për një kohë të gjatë, pasi ai jeton pranë saj në Calabasas. “Ai e ka pëlqyer për një kohë të gjatë. Është një djalë i mirë dhe një baba i shkëlqyer. Familja dhe miqtë e saj e pëlqejnë atë. Edhe fëmijët e tyre shkojnë mirë, gjë që është e ëmbël.”, u shpreh një burim për “People.
Kujtojmë që 45-vjeçari është baba i një djali 17-vjeçar dhe një vajze 15-vjeçare , të cilët i ndan me ish partneren Shanna Moakler. Kardashian është nënë e një djali 11-vjeçar, një vajze 8-vjeçare dhe djalit 6-vjeçar Reign, me ish-partnerin Scott Disick. /abcnews.al