Kounde flet si lojtar i Barçës: Xavi më deshti me patjetër, krenar që ndodhem këtu

schedule14:25 - 1 Gusht, 2022

schedule 14:25 - 1 Gusht, 2022

Pas prezantimit të tij dhe firmës brenda fushës në praninë e Joan Laporta, Kounde është zhvendosur më pas në ambientet ku do të jepte konferencën për shtyp.

“Gjithmonë e kam ndjerë vlerësimin e trajnerit, ai donte shumë që unë të vija këtu. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua sepse është një fazë shumë e rëndësishme në karrierën time. Xavi më kërkoi të angazhohem, unë e di se çfarë kam për të bërë.

Njohuria ime për La Liga do t’i thjeshtojë gjërat. Por gjëja e rëndësishme është të përshtatem me stilin e Barcelonës dhe të njoh shokët e mi të skuadrës.

Konkurrenca? Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri. Do të bëj atë që më kërkon trajneri. Të kesh konkurrencë është gjë e mirë.

Barcelona ka shumë lojtarë të talentuar. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të takoj sërish Dembele, të cilin e njoh mirë sepse jemi shokë në kombëtare”, është shprehur mbrojtësi më i ri i Barcelonës./h.ll/abcnews.al